Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Maas: Mirëpritet përfundimi i marrëveshjes dypalëshe për njohjen e patentshoferëve të Kosovës

Sht 15, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare, ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, Presidentja Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme dhe ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të tyre. Ajo ka përmendur synimin e Kosovës për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare, ndaj ka kërkuar mbështetjen gjermane.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e BE-së, OKB-së, por edhe e shumë organizatave ndërkombëtare. Shpresoj që Gjermania  të marrë në konsideratë rolin udhëheqës në mbështetjen tonë për të arritur këtë qëllim”, ka thënë presidentja Osmani në takim me ministrin Maas.

Në takim është biseduar edhe për procesin e dialogut me Serbinë. Osmani edhe në këtë takim e ka potencuar se rezultati përfundimtar i negociatave duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues në Kosovë, sikurse edhe e kufijve të tashëm. Sipas saj, Kosova është palë konstruktive në këtë proces.

Në këtë kontekst, ka theksuar se perspektiva e Kosovës është në BE dhe se Procesi i Berlinit është shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE -së dhe më këtë proces.

Presidentja Osmani në takim me ministrin Mass ka potencuar se e mirëpret përfundimin e shpejtë të marrëveshjes dypalëshe për njohjen e patentshoferëve të Kosovës.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit ekonomik, presidentja Osmani ka përmendur marrëveshjen për transportin e mallrave, heqjen e taksimit të dyfishtë midis dy vendeve, si dhe organizimin e një forumi të përbashkët investimesh, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM