Build Skills with our trainings

Sign up now!

Uran Ismaili jep dorëheqje nga mandati i deputetit, si kryetar i Prishtinës do t’u shërbej të gjithë qytetarëve

Sht 15, 2021

Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës sot ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ismaili në postimin e tij në Facebook ka thënë se funksioni si kryetar i Prishtinës do të jetë t’u shërbej të gjithë qytetarëve, të bashkoj të gjithë qytetarët në rregullimin e problemeve të jetës sonë të përditshme, të punojmë në mënyrë që ta bëjmë Prishtinën një vend më të mirë për të gjithë.

 

 

Sot dhashë dorëheqje nga mandati i deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që më votuan dhe më dhanë nderin e privilegjin për t’i përfaqësuar në Kuvend!

 

Ky funksion, megjithatë, besoj se është i papajtueshëm me qëllimin tim për t’u bërë Kryetari i ardhshëm i Prishtinës. Si Kryetar i Prishtinës, detyra ime do të jetë t’u shërbej të gjithë qytetarëve.

 

Të bashkoj të gjithë qytetarët në rregullimin e problemeve të jetës sonë të përditshme. Të punojmë në mënyrë që ta bëjmë Prishtinën një vend më të mirë për të gjithë.

 

Dhe kur them për të gjithë, e kam fjalën për të gjithë.

 

Kuvendi për nga natyra e tij është konfrontues dhe ngjyrat e partive politike dinë të jenë përçarëse. Kjo nuk është e dobishme për qytetin tonë dhe për komunitetin tonë.

 

Një kryetar i mirë nuk qeverisë në bazë të ngjyrave partiake. Dhe unë e kam ndërmend të jem një kryetar i mirë.

 

Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë Prishtinës dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim.

 

Edhe kjo që po e bëj sot është se unë po tërhiqem një hap prapa nga politika e përditshme sepse kam besim se me mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi të Prishtinës, më 17 tetor, ne do të nisim shndërrimin e Prishtinës në një qytet të pastër, të gjelbër e të sigurt.

 

Në një qytet digjital modern.

 

Në një qytet miqësor për qytetarët e tij, si dhe në një destinacion atraktiv për vizitorët e tij. E, në këtë qëllim, Prishtina na bashkon të gjithëve.

 

Faleminderit!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM