Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Zgjatet afati i aplikimit për kuzhina popullore në kuadër të masës 3.4

Sht 16, 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e tjera që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore se është shtyrë afati për përfitim nga Masa 3.4, deri më datë 19 shtator 2021.

Masa 3.4 – Mbështetja e kuzhinave popullore/humanitare synon të sigurojë financim për vazhdimësinë e punës së kuzhinave popullore, të cilat mund të jenë ndikuar negativisht nga pandemia COVID-19.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

 

Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë shërbime të kuzhinave popullore mund të aplikojnë deri më 19 shtator në e-mail adresën zs.mf@rks-gov.net.

Për më shumë detaje rreth shpalljes, ju lutemi referohuni tek vegëza në vijim:

https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/85D73E87-F6C4-4D97-A954-8F5758085FC4.pdf

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM