Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kryhet me sukses një operacion në zemër të hapur

Sht 16, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univerisitar i Kosovës bën të diut se në Klinikën e Kardiokirurgjise është kryer me sukses një operacion në zemër të hapur te një pacient i moshës 61 vjeçare.

Ai kishte infarkt të miokardit dhe ishte i stentuar në arteriet e zemrës me dy stente. Gjithashtu, kishte edhe sëmundje tjera.

Si pasojë e infaktit të miokardit, kishte një komplikim: rupturë e pëmbajtur, (çarje) e ventrikulit të majtë me pseudoaneurizmë të pjesës apikolaterale të ventrikulit të majtë.

Pacienti është marrë në sallë të operacionit me urgjencë dhe është operuar me sukses nga ekipi i përbërë prej kardiokirurgëve, anesteziologëve dhe personelit mbeshtetës.

Ruptura e ventrikulit të majtë ndodh më pak se 1%, pas infarktit të miokardit, por që ka vdekshmëri ekstremisht të lartë, veçanërisht kur nuk operohet.

Ajo zhvillohet në terren të infarktit, të shoqëruar me arterial hypertension apo përdorim të kortikosteroideve. Ruptura e ventrikulit të majtë rezulton tamponade kardiake, shok kardiogjen dhe vdekje.

Kur shoqërohet me aneurizmë ose pseudoaneurizmë, perveç ruptures, janë të shpeshta edhe fenomenet e trombembolizmit e aritmive, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM