Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj bën thirrje për një fushatë të qetë

Sht 17, 2021

KMDLNj kërkon nga subjektet politike një fushatë të qetë ku do të përjashtohej mosdurimi, gjuha e urrejtjes dhe veprimet që do të kontribuonin në rëndimin e gjendjes e cila është e keqe në këto rrethana. Subjektet politike kanë propozuar që fushata zgjedhore të kufizohet në pesë ditë ndërsa disa të tjera kanë propozuar që fushata të bëhet online, pa kontakte fizike me qytetarë, votues potencial.

KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse që me rreptësinë më të madhe të mbikëqyrin respektimin e masave anti-Covid dhe në rast se ato nuk respektohen duhet të shqiptojnë dënime shembullore.

KMDLNj konstaton se disa subjekte politike dhe kandidatë po bëjnë fushatë një kohë të gjatë dhe i kanë thënë të gjitha ato kanë vlerësuar se paraqesin interes  për qytetarin dhe votuesin. KMDLNj kërkon që subjektet dhe kandidatët për zgjedhje lokale të përqendrohen në program dhe premtime që përfshihen në mandatin e tyre, qoftë si kryetar komune apo asambleistë.

Me 17.10.2021 në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale përkundër situatës së rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga virusi Delta e që thuaja çdo ditë dhjetëra qytetarë humbin jetën kurse qindra infektohen. Në këto rrethana mbajtja e zgjedhjeve është përgjegjësi, në radhë të parë e subjekteve politike që garojnë por edhe e votuesve sidomos ditën kur votohet. KQZ-ë, si autoritet suprem për organizim të zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar një afat prej 1 muaji për fushatë zgjedhore gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së e që në masë të madhe kufizon numrin e pjesëmarrësve , si brenda objekteve të mbyllura ashtu edhe në mjedise të hapura.

KMDLNj vlerëson se organizatat që monitorojnë zgjedhjet kanë kapacitet të mjaftueshëm dhe të dëshmuar monitorues dhe profesional të monitorojnë fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit si dhe balotazhin eventual.

KMDLNj uron të gjitha subjekteve politike një fushatë të mbarë, votim të rregullt si dhe pranim të rezultateve të zgjedhjeve siç kanë vepruar edhe më parë. 

Është e drejtë qytetare dhe e drejtë e njeriut e drejta për të votuar dhe kjo duhet të shfrytëzohet, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM