Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian e thirrën takimin digjital për t’i diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar, kur u takua nën-komiteti herën e fundit, në fushat e çështjeve Ekonomike dhe Financiare, dhe Statistika. Diskutimi u mbajt në kornizën e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) e cila hyri në fuqi në prill 2016. Gjatë takimit, zyrtarët shkëmbyen mendime për fushat e ndryshme, përfshirë ekonominë, politikat buxhetore dhe fiskale, mjedisin e biznesit dhe kontrollin e brendshëm publik të financave. Në të gjitha fushat, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve relevante nga Programi i Reformës Ekonomike si dhe rekomandimet nga Raporti i Komisionit.
Në fushën e politikave ekonomike dhe fiskale, u diskutuan zhvillimet kryesore dhe kryesore ekonomike, përfshirë rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe konkurrencën e jashtme, si dhe rezultatet aktuale dhe të pritshme fiskale dhe ekonomike të Programit të Ringjalljes Ekonomike. Ndërsa rritja ekonomike e Kosovës pësoi në vitin 2020, ku GDP reale ra 4.1%, u vu re se shifrat e parashikuara të vitit 2021 janë më pozitive, me shpresë që mundësojnë një kthim në nivelet e GDP-së reale para pandemisë në vitin e ardhshëm.
Qeveria prezantoi perspektivën për politikat fiskale, duke reflektuar parashikimet e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), të përshtatura me kontekstin aktual të rimëkëmbjes nga COVID-19. BE nënvizoi rëndësinë e respektimit të udhëzimeve të dakorduara të politikave të Programit të Reformës Ekonomike, veçanërisht në lidhje me rritjen e shpenzimeve aktuale dhe shpenzimet e reja sociale të shpallura në Programin e Ringjalljes Ekonomike, si dhe rreziqet fiskale në rritje. BE-ja kujtoi nevojën për ta ruajtur stabilitetin makro-fiskal duke respektuar kufijtë e shpenzimeve dhe të deficitit të përcaktuar nga rregullat fiskale, duke marrë parasysh fleksibilitetin e përkohshëm në përgjigje të ndikimit të pandemisë. Diskutimet u zhvilluan edhe mbi zhvillimet e fundit në sektorin bankar dhe sigurimet.
Diskutimi u zhvillua mbi reformat kryesore strukturore në sektorë të tillë si mjedisi i biznesit, energjia dhe privatizimi, duke përfshirë nevojën për të rishikuar të gjitha skemat ekzistuese pensionale dhe sociale për të vlerësuar implikimet e tyre fiskale afatgjata. U diskutuan edhe zhvillimet legjislative dhe menaxhimi i Ndërmarrjeve Publike (NP).
U vlerësua edhe progresi në reformat tjera strukturore, ku pandemia kishte theksuar më tej dobësitë ekzistuese, të përkeqësuara nga rënia ekonomike e lidhur me pandeminë. U ra dakord që nxitja e zhvillimit të sektorit privat, forcimi i produktivitetit, nxitja e ndërmarrësisë, rritja e shkallës së pjesëmarrjes së grave në punë dhe krijimi i përgjithshëm i vendeve të punës duhet të jenë në krye të agjendës së reformave të Kosovës.
Në fushën e statistikave, u diskutua rëndësia e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që siguron zbatimin e Ligjit për Statistikat, si dhe nevoja për të forcuar kapacitetet administrative të Agjencisë. U ngrit edhe çështja e forcimit të llogarive kombëtare, duke përfshirë statistikat e biznesit dhe kontributet në bazat e të dhënave evropiane. U theksua rëndësia e përgatitjes në kohë për regjistrim të popullsisë të vitit 2022, përfshirë financimin dhe metodologjinë e nevojshme.
Në fushën e Kontrollit Financiar, u diskutuan zhvillimet e fundit në Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik, veçanërisht rëndësia e sigurimit të Kontrollit Financiar të Brendshëm Publik gjithëpërfshirës dhe Menaxhimit të Financave Publike dhe Reformat e Administratës Publike. Gjithashtu u diskutua nevoja për mbikëqyrje më të fortë të Parlamentit dhe Qeverisë dhe zbatimin e rekomandimeve të auditimit të jashtëm.
Takimi u bashkë-kryesua nga Departamenti i Kritereve Ekonomike dhe Tregut të Brendshëm në Zyrën e Kryeministrit; dhe Drejtoritë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Euopian.
Informacionet e sfondit
- Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza në të cilën BE dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht për çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane.
- Takimet e Komitetit dhe Nën-Komitetit për MSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim rezulton në veprime vijuese të dakorduara bashkërisht që do të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës. Konkluzionet nga takimet vihen në dispozicion në uebsajtin e zyrës së BE-së në Kosovë (https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en and www. https://www.mei-ks.net.). Janë shtatë fusha që mbulohen përmes takimeve sektoriale të nën-komiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Doganat dhe Tatimet; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Konsumatori dhe Mbrojtja e Shëndetit; Bujqësia, Peshkimi, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Ndryshimi i Klimës dhe Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat. Dy fushat tjera që mbulohen nga takimet e grupeve speciale janë reformat në administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
- Çdo takim i nën-komitetit e monitoron dhe shoqëron realizimin e reformave nga Kosova dhe identifikon se si BE mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet gjithashtu japin inpute direkte raporteve vjetore të Komisionit Evropian.