Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Gjatë pandemisë janë ofruar 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët me kancer

Sht 23, 2021

Në klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë periudhës janar- pjesa e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me Pandeminë COVID-19.

Brenda kësaj kohe, janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.

Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

Janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19, me intensitet të plote, gjë që ka mundësuar që pacientet me kancer te kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontrollë.

Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të zakonshëm ose me probleme të vogla, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM