Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë sot në selinë e LDK-së kanë pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Abdixhiku në postimin e tij në Facebook ka thënë se me kryeministrin Rama kanë biseduar mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në Veri, si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.
“Kryeministrin Rama e falenderova për përkrhajen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti.
Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim“, ka thënë Abdixhiku.