Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Çuçi: Bashkëpunim i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe korrupsionit

Sht 27, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Në këtë takim ministri Sveçla së pari e uroi ministrin Çuçi për detyrën si dhe për mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve duke e falënderuar atë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec  (Kukës).

Ministri Sveçla theksoi se bashkëpunimi i dy vendeve tona po thellohet në shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve. Ministri theksoi se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta.

Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se Ministritë e Brendshme të të dy shteteve tona kanë më shumë se 20 marrëveshje  të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë  së shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në fund të takimit dy ministrat u zotuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy Policive të shteteve tona në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM