Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në sallat operative të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të spitaleve të përgjithshme, nga sot do të kryhen edhe operacione jo emergjente (elektive).
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka kthyer programin e rregullt operativ, pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19.
Ju lutem, vaksinohuni dhe respektoni masat anti-COVID, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.