Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBAShK analizon fillimin e vitit të ri shkollor

Sht 28, 2021

 SBASHK ka mbajtur takimin nga larg me kryetarët e nivelit komunal sindikal për të vlerësuar se si ka nisur viti i ri shkollor. Pjesëmarrësit e këtij takimi kanë dhënë vlerësime lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në komunat e tyre  duke  u shprehur se ishte një fillim i suksesshëm   dhe se punëtorët arsimor do të angazhohen me përkushtim për rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor.

Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj ka informuar pjesëmarrësit lidhur me takimin me zv/ministrin  Dukagjin Popovci  duke veçuar se temë kyçe  e bisedës ka qenë   përgatitja  për fillimin e  vitit të ri shkollor. SBASHK edhe në këtë takim kishte insistuar që të bëhet një zgjidhje e pranueshme për punëtorët me sëmundje të rënda, e pasi nuk është marrë përgjigje meritore, SBASHK-u i drejtohet Kryeministrit Kurti  me kërkesën që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite këtë çështje dhe të sjell vendim që punëtorët arsimor me sëmundje të rënda të lirohen nga obligimi për të shkuar në punë, të mbesin në listat e pagave dhe në vend të tyre të angazhohen kuadro të reja.

SBASHK-u ende nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria e Kosovës dhe prandaj kryetarët e nivelit komunal sindikal në takimin e së hënës vendosen që t’i drejtohen publikisht Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë  që të angazhohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje  duke konsideruar se ky është edhe obligim moral e njerëzor i Qeverisë për këtë njerëz, që edhe pse përballën me sëmundje tepër të rënda, detyrohen të paraqiten në punë për ta ruajtur kafshatën e gojës për ta dhe fëmijët e tyre sepse, edhe përkundër dëshirës e angazhimit ata nuk mund të jenë në nivelin e duhur të detyrës së punëtorit arsimor, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM