Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka filluar të ndërmarrë hapa në mbështetje të zbatimit të marrëveshjes të fundit mbi de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara në Kosovën veriore të arritur mes Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE.
Në përgjigje të zhvillimeve në Kosovën veriore ditët e fundit, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO tashmë kishte shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe kishte vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak.
Nga kjo fundjavë dhe për dy javët e ardhshme, KFOR -i do të mbajë një prani të përkohshme në zonë, në përputhje me marrëveshjen e përmendur dhe në përputhje me mandatin e tij – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të KFOR-it.