Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pati kënaqësinë të marrë pjesë në shfaqjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.
Me rastin e kësaj feste, kryeministri Kurti uron përzemërsisht shtetin dhe popullin mik gjerman.
Ky akt paqësor i vendosmërisë i popullit gjerman për liri dhe mençuria politike e elitës politike gjermane është shembull për të gjithë.
Kryeministri Kurti falënderon Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe rithekson rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy shteteve., thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.
.
https://kryeministri.rks-gov.