Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bashkëpunimi i fuqishëm Kosovë-Shqipëri, interes i lartë për sigurinë e rajonit dhe më gjerë

Tet 4, 2021

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i ri i mbrojtjes, Altin Kurti.

Në këtë takim u bisedua lidhur me masat dhe veprimet e duhura që në mënyrë sa më efektive të realizohet Plani i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes të dy shteteve tona në fushën e mbrojtjes, përveç interesit të përbashkët kombëtar, është edhe me interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit e më gjerë”, u shpreh ministri Mehaj me këtë rast.

Ndërkohë, ambasadori Minxhozi e rikonfirmoi mbështetjen e plotë vëllazërore të Republikës së Shqipërisë për ngritjen dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në anën tjetër, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Minxhozi për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Shqipërisë nëpër të gjitha fazat e shtet-ndërtimit nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Republika e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM