Build Skills with our trainings

Sign up now!

MBPZh zgjat afatin për aplikim për pagesa direkte- subvencione për vitin 2021

Tet 5, 2021

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 deri më 11 tetor ora 16:00.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh interesimin e madh të fermerëve për të aplikuar në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021, si dhe kërkesave të tyre dhe të Drejtorive Komunale për Bujqësi për zgjatjen e këtij afati edhe pas datës 05 tetor 2021.

Përmes këtij vendimi po iu mundësohet aplikimi të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi, thuhet në faqen zyrtare të MBPZh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM