Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbështetje në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës

Tet 5, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Shqipërisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi.

Ministrja Haxhiu shprehu kënaqësi për takimin dhe i uroi mbarësi Lindita Nikolla, në punët si kryetare e Kuvendit.

Po ashtu, ministrja Haxhiu vlerësoi rolin e Kuvendit për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Nikolla falenderoi ministren për urimet dhe shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë.

Ministrja Haxhiu gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e ministres Haxhiu në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM