Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti në javën e fundit të fushatës ka bërë thirrje përmes videoadresimit aktivistëve që t’i ndezin motorat dhe turbinat se në këtë javën e fundit ta tejkalojnë çdo parashikim, siç kanë bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara.
Kurti në postimin në postimin në Facebook ka thënë se vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona.
Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri.
Aktivist i dashur! Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/272514551274792/






