Build Skills with our trainings

Sign up now!

ATK: I punësuari mund të aplikojë për subvencionim të pagës deri më 15 tetor

Tet 14, 2021

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të punësuarit mund të aplikojnë për subvencionim të pagës deri më 15 tetor.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga korrik/2021 e tutje.

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht vendimet për subvencionim sipas masave:

1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;

1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe

1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga korrik/2021 e tutje.

Aplikimi bëhet përmes Aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org.

Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);

Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.

ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues, thuhet në faqen zyrtare të ATK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM