Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Gjykata në Mitrovicë dënon aktivistet për grafite feministe

Tet 14, 2021

Katër aktivistet/ët e Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist të përfshira/ë në aksionin e grafiteve në Mitrovicë, janë dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, secila/i me nga 100 euro për mbishkrimet e vendosura në muret e objekteve publike.

Aksioni i shkrimit të grafiteve i ndërmarrë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe aktivistet/ët mitrovicase/ës, me datë 25 prill 2021 është konsideruar si prishje e rendit dhe qetësisë publike sipas vendimit. Megjithatë, për ne ky arsyetim nuk është valid, duke e bërë këtë vendim një përpjekje tjetër institucionale për t’i shtypur ndërhyrjet feministe në çdo formë që ato mund të marrin.

Gjykimi jonë bazohet mbi dy premisa kryesore:

  1. Hapësirat publike të komunës së Mitrovicës, sikundër edhe qyteteve të tjera, janë të mbushura me grafite, përmbajtja e të cilave shpesh është fashiste, seksiste e të cilat veç i shërbejnë urrejtjes dhe dhunës. Megjithatë, ne nuk kemi dëgjuar për dikë që është dënuar për to.
  2. Arsyeja kryesore e inicimit të rastit nga Institucioni i Policisë ka qenë përmbajtja, jo akti per se.

Qasja e zyrtarëve policorë në Mitrovicë ka treguar që Institucioni i Policisë ka qenë “i shqetësuar” për mesazhat të cilat janë shkruar. Përgjatë marrjes në pyetje të aktivisteve/ëve, zyrtarët policor kanë qenë të irrituar nga mbishkrime si “virgjiniteti është shpikje e burrave”, së cilës i janë përgjigjur me pyetjen se “çka nëse unë e du gru’n e virgjër?”. Tutje, polemizimi ka qenë edhe në nivel diskursiv, duke u fokusuar në fjalët të cilat kanë ngjyrime fetare si fjalët “rob”, “haram”. Në këtë, zyrtarët policorë kanë insistuar që përzgjedhja e fjalëve do duhej të bëhej në mënyrë më neutrale, në mënyrë që “të mos provokojë” ndonjë komunitet të caktuar. Të gjitha këto deklarata janë bërë nën uniformën e Policisë, e cila mëton se është e ndërtuar mbi parimin e respektimit të barazisë gjinore dhe laicitetit.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Policia, rasti është inciuar nga Policia me arsyetimin se mbishkrimet “kanë përçuar mesazhe turpëruese dhe ofenduese” dhe dërguar pranë Gjykatës themelore në Mitrovicë, ku dhe është marrë vendimi për dënim me gjobë për katër nga aktivistet/ët.

Për ne, ky vendim nuk mund të lexohet ndryshe veç se si një sinjal i aktivizimit të aparatit represiv të shtetit i cili synon disiplinimin e feministeve/ëve. Irritimi institucional me secilën përpjekje që e destabilizojnë status quo-në e cila vazhdon t’i dhunojë vajzat dhe gratë dhe identitetet tjera të paprivilegjuara është i dukshëm dhe po manifestohet dhunshëm. Megjithatë, ne e theksojmë që ne do t’i kundërvihemi kësaj ndërmarrjeje duke vazhduar rezistencën tonë kolektive deri në çlirimin nga çdo shtypjeje institucionale, thuhet në postimin në Facebook të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM