Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon ish-ministrin e Gjermanisë, Fischer për rolin e tij të rëndësishëm dhe vendimtar gjatë vitit 1999

Tet 14, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes në Evropë” në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  zhvilloi takime të ndara me ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer, ish-ministrin e financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem, dhe me drejtoren ekzekutive të “The Economist Events” për Greçi, Çipro, Maltë dhe Evropën Juglindore, Nectaria Passarivakis.

Kryeministri Kurti falënderoi ish-ministrin e Gjermanisë, Joschka Fischer për rolin e tij të rëndësishëm dhe vendimtar gjatë vitit 1999, që rezultoi me intervenimin e NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit. Me  Fischer kryeministri bisedoi edhe për politikën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Në takimin me Jeroen Dijsselbloem kryeministri Kurti bisedoi për investimet në ekonomi si promotor i krijimit të vendeve të reja të punës, kurse në takimin me Nectaria Passarivakis u diskutua për mundësinë e organizimit të ngjarjeve të ngjashme edhe në Kosovë nga “The Economist”, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM