Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj mbështetet fuqishëm nga autoritetet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Tet 14, 2021

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Mehaj vizitoi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (United States National Security Council). Në Ambasadën e Kosovës në SHBA ai takoi drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore, Robin S. Brooks.

Me këtë rast, Mehaj e informoi  Brooks me përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në vazhdim ata diskutuan edhe për sigurinë rajonale, ndikimet e huaja si dhe ndryshimet në mjedisin e sigurisë globale.

Nga ana e saj, Brooks vlerësoi vizionin dhe objektivat e ministrit Mehaj për të ardhmen, me theks të veçantë angazhimin e tij në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Ajo u zotua se do të punojë ngushtë për të realizuar prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe qëllimet strategjike të Ministrisë së  Mbrojtjes.

Më pas, ministri Mehaj vazhdoi agjendën e tij me vizitën në Këshillin Atlantik, në Washington DC, ku para shumë ish-diplomatëve, ambasadorëve dhe njohësve të shumtë të rajonit tonë, çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, u adresua duke njoftuar ata me vizionin dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në veçanti.

Ai gjithashtu theksoi se vizioni i qeverisë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe orientimi euroatlantik.

“Ndër qëllimet tona kryesore strategjike si shtet dhe qeveri, është angazhimi maksimal për anëtarësim në NATO dhe BE. Për këtë, nga fushëveprimi ynë si ministri e Mbrojtjes, jemi të fokusuar në zhvillimin dhe modernizimin e Forcave Mbrojtëse sipas standardeve më të avancuara të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s që të jenë efektivisht të ndërvepruese në misione të përbashkëta paqeruajtëse dhe të stabilitetit”, theksoi ministri Mehaj në fjalën e tij të rastit.

Me theks të veçantë, përveç vlerësimit dhe mirënjohjes maksimale për mbështetjen e deritashme nga SHBA, ministri Mehaj të pranishmëve u rikujtoi se partneriteti i Republikës së Kosovës me SHBA-në është jetik dhe i pazëvendësueshëm dhe se do të angazhohet maksimalisht që ky partneritet të fuqizohet edhe më shumë në të gjitha aspektet. Këshilli Atlantik është një “think tank” amerikan në fushën e çështjeve ndërkombëtare, i themeluar në vitin 1961. Ai menaxhon dhjetë qendra rajonale dhe programe funksionale që lidhen me sigurinë ndërkombëtare dhe prosperitetin ekonomik global, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM