Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjykata Themelore cakton masën e paraburgimit kundër pesë të arrestuarve për kontrabandë

Tet 15, 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D., për shkak të dyshimit te bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar nga neni 277 i KPRK-së lidhur me veprat penale Kontrabandim me mallra nga neni 311, Shmangie nga tatimi nga neni 307 si dhe veprës penale Tregtia e ndaluar nga neni 299 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin veç e veç, konform nenit 187 par. 1 nënpar. l.l dhe 1.2, pikat 1.1.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Gjykatës Themelore Prishtinë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM