Build Skills with our trainings

Sign up now!

Takimi vjetor bilateral mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes

Tet 20, 2021

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së morën pjesë në takimin vjetor bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të mbajtur në Berlin më 19 dhe 20 tetor 2021.

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.

Me këtë rast, zëvendësdrejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, kolonel Markus Harder, ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe u shpreh i hapur lidhur me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si në aspekt të shkollimit, trajnimit, shkëmbimit të përvojave si dhe ekspertizës profesionale në shumë degë dhe lëmi ushtarake.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u kryesua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes,  kolonel Sylejman Cakaj, i shoqëruar nga shefi i Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Agron Bajrami, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Bashkëpunimit Bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Remzie Zeqiraj, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM