Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti i dërgon letër urimi Kancelarit Federal të Austrisë, Schallenberg

Tet 27, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Alexander Schallenberg, me rastin e zgjedhjes Kancelar Federal i Austrisë.

Kryeministri Kurti e ka uruar Schallenberg, për marrjen e detyrës, duke konfirmuar vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.

Duke theksuar se Qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti ka theksuar që së bashku me popullatën e re, do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

 

Letra e plotë e Kryeministrit Kurti:

 

I nderuar kancelari Schallenberg,

I nderuar koleg,

 

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj Kancelar i Austrisë.

 

Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme që kërkojnë burrështetas dhe liderë të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se ju do ta udhëhiqni Austrinë drejt tejkalimit të sfidave ekonomike dhe sociale, që janë pasojë e pandemisë COVID-19. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej.

 

Meqenëse qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, shfrytëzoj rastin që t’ju konfirmoj vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet qeverive tona. Së bashku me popullatën tonë të re, ne do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni ynë.

 

Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në detyrën tuaj të re.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM