Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Vdekja e hershme e Burbuqe Berishës, humbje e madhe për familjen, teatrin dhe kinematografinë tonë

Tet 27, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u shprehë ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha, e cila u nda sot nga jeta, në moshën 51 vjeçare, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës.

 

Vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë.

 

Në këtë ditë të vështirë për familjen, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zonjës Burbuqe. Ngushëllime edhe miqve, studentëve dhe kolegëve të saj artistë.

 

Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike”, tha kryeministri Kurti.​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM