Build Skills with our trainings

Sign up now!

Inspektoratet shëndetësore të Kosovës e Shqipërisë këmbejnë përvojat dhe zhvillojnë inspektime

Tet 28, 2021

Një delegacion i Inspektoratit Shëndetësor të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga kryeinspektorja, Vjollca Braho, është duke qëndruar për një vizite punë në Republikën e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit midis inspektorateve nga Kosova dhe Shqipëria.

Delegacioni nga Shqipëria është pritur nga zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Arsim Berisha dhe sekretari i përgjithshëm i MSh-së, dr.Naim Bardiqi, të shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së zëvendës-kryeinspektorit Shëndetësor në Kosovë, dr. Shaban Osmanaj dhe këshilltari i ministres Gexha, Drin Podrimqaku.

Gjatë bashkëbisedimit në Ministri të Shëndetësisë, zëvendësministri Berisha dhe Sekretari Bardiqi kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis dy inspektorateve në veçanti gjatë pandemisë COVID-19, për të kontribuar drejtpërdrejt në zbatimin e masave anti -COVID-19 në të dy vendet si rruga e duhur për t’u ballafaquar me sukses me sfidën që ka kërcënuar seriozisht shëndetin publik në nivel global dhe kombëtar.

Zëvendësministri Berisha theksoi se ky është një segment i bashkëpunimit në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta midis dy qeverive respektive.

Kryeinspektorja Braho tha se delegacioni nga Shqipëria është në Kosovë për të këmbyer eksperiencat në fushën e inspektimeve me qëllim që të dy inspektoratet ta ndihmojnë njëri-tjetrin.

Para takimit në MSh, delegacioni nga ISh i Shqipërisë ka zhvilluar një takim pune në Inspektoratin Shëndetësor ku janë trajtuar sfidat e dy inspektorateve dhe përvojat e inspektimeve dhe monitorimit gjatë COVID-19.

Gjatë qëndrimit dy ditor, të dy inspektoratet do të zhvillojnë inspektime të përbashkëta në disa komuna të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM