Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston dy të dyshuara, për disa raste të mashtrimeve

Tet 28, 2021

Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara në Podujevë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:

Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarave:

– L.M, 29 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

-B.H, 23 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës,

për të cilat dyshohet se janë të përfshira në rastet e mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.

Të dyshuarat, duke përdorë rrjetet sociale, përmes institucioneve për transfere parash, kanë përfituar shuma parash duke i kërkuar ato emër të një personi tjetër ( si huazim) nga persona të ndryshëm ( jashtë vendit).

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e vendbanimit të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar, para të gatshme (2060 euro), të cilat dyshohet të jenë përvetsuar nga veprat në fjalë.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM