Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon edhe pas përmbylljes së muajit ndërgjegjësues

Tet 30, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, me ç ’rast në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës u vendos një fjongo e gjatë rozë.

Instalacioni me material roze, i cili u lëshua nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës do t’i shërbejë vetëdijësimit të përgjithshëm për rëndësinë e kujdesit dhe kontrollave të rregullta në diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit.

Kryeministri tha se me reformat, që do t’i marrim në sistemin e shëndetësisë, do të investojmë dhe do të angazhohemi të ketë parandalim të sëmundjes së kancerit të gjirit përmes zbulimit të hershëm.

“Gjithashtu do të ngrisim kapacitetet dhe kushtet, në mënyrë që numri i atyre që shërohen të ngritet nga viti në vit”, shtoi ai.

Duke shprehur respektin për të gjitha gratë dhe vajzat e guximshme të prekura nga kjo sëmundje e rëndë, kryeministri Kurti tha se jemi duke punuar në ndërgjegjësimin, në vetëdijesimin e gjithë shoqërisë dhe sidomos në sistemin shëndetësor, për një lidhje të ngushtë me gratë dhe vajzat, në mënyrë që sa më herët të zbulohet kjo sëmundje tinëzare.

Kryeministri Kurti falënderoi ish-presidenten, Atifete Jahjaga dhe shoqatën “Jeta – Vita”, në krye me zonjën Nafije Latifi, për angazhimin dhe rolin e tyre në vetëdijësim.

Ai tha se beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon  edhe pas përfundimit të këtij muaji, që simbolisht është shpallur si muaj i uftës kundër kancerit të gjirit.

Aktiviteti përmbyllës i muajit të vetëdjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit është organizuar nga Agjencia pēr Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, udhëhequr nga zonja Edi Gusia, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA, udhëhequr nga zonja Nafije Latifi dhe është mbështetur nga Fondacioni Jahjaga, udhëhequr nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Sot, në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi vendosur një fjongo shumë të gjatë rozë, meqenëse fjongoja rozë dhe ngjyra rozë, janë bërë simbol botëror i luftës së përbashkët kundër kancerit të gjirit.

 

Muaji tetor u shpall muaj i luftës kundër kancerit të gjirit, për parandalim përmes zbulimit sa më të hershëm dhe përmes trajtimit sa më të mirë shëndetësor për shërim.

 

Shumë gra e vajza në vendin tonë janë goditur nga kjo sëmundje, e cila kollaj bëhet edhe fatale.

 

Andaj ne kemi punuar në ndërgjegjësimin, në vetëdijesimin e gjithë shoqërisë dhe sidomos në sistemin tonë shëndetësor, për një lidhje të ngushtë me gratë dhe vajzat, në mënyrë që edhe sa më herët ta zbulojmë këtë sëmundje tinëzare, por gjithashtu edhe t’i inkurajojmë të gjitha të sëmurat, që bashkërisht t’ia dalim.

 

Me këtë rast më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha ato gra e vajza të guximshme, të cilat u përballën me këtë sëmundje të rëndë, e me ç ‘rast shumë prej tyre nuk mbijetuan.

 

Mirëpo kemi edhe vajza e gra të cilat kanë mbijetuar dhe sot për fat të mirë e për shkak të luftës së tyre të paepur dhe ndihmës së të gjithë shoqërisë e institucioneve, ato jetojnë.

 

Me reformat, që do t’i marrim në sistemin e shëndetësisë, ne do të investojmë dhe do të angazhohemi të ketë parandalim të kësaj sëmundjeje përmes zbulimit të hershëm, por gjithashtu të ngrisim kapacitetet dhe kushtet, në mënyrë që numri i atyre, që shërohen përqindja e atyre që shërohen, të ngritet nga viti në vit.

 

Me këtë rast, më lejoni të falënderoj presidenten, zonjën Atifete Jahjaga për angazhimin dhe rolin e saj në këtë vetëdijesim e gjithashtu edhe shoqatën “Jeta, Vita”, përkatësisht zonjën Nafije, me të cilën u takuam edhe dje, sepse ne, përfaqësuesit e krerët institucionalë, pa këto shoqata dhe pa këto iniciativa, të zonjës Jahjaga dhe zonjës Nafije, ne nuk do të mund të kishim as për së afërmi rezultatet çfarë i kishim.

 

Pas datës 31 tetor, vazhdon beteja jonë, pra, nuk përfundon me përfundimin e muajit tetor, ndonëse e kemi shpallur në mënyrë simbolike si muaj të luftës kundër kancerit të gjirit.​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM