Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës

Tet 30, 2021

Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve dhe publikut se pas pas përmbushjes së planit pesë javor që të vaksinohet edhe ditëve të vikendit dhe me intensifikimin e punës së ekipeve mobile për vaksinim kundër COVID-19, prej tre javësh, qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës.

Rrjedhimisht, duke qenë kështu, kanë rënë terminet e paracaktuara për vaksinim kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal gjatë ditëve të vikendit në qendrat statike.

Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVVID-19 dhe situata  epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë në trend të ulët, ndërsa ekipet e vaksinimit gjatë pesë ditëvë të punës ja kanë dalë që pa asnjë problem t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim.

Gjithashtu, duke qenë që gjatë javës që po mbetet pas ka filluar vaksinim edhe kundër Gripit sezonal, pas arritjes në Kosovë të 140.000 vaksinave kundër gripit sezonal, vaksinimi i kategorive që vaksinohen më këtë vaksinë bëhet gjatë pesë ditëve të javës në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në disa komuna, por edhe në qendrat ku bëhet aktualisht vaksinimi kundër COVID-19, varësisht prej asaj se ku kanë vendosur komunat që të bëhet vaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i vaksinave kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit sezonal është i mjaftueshem, prandaj inkurajohen qytetarët që duhet vaksinuar që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëvë të punës brenda javës dhe të vaksinohen, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM