Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Thesari kulturor e artistik i Prizrenit inspirim për “Zgjim me art”

Tet 31, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën përshëndetëse në Festivalin Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, që u mbajt në hapësirat e hamamit historik Gazi Mehmed Pasha, në Prizren, ka thënë “Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra”.

Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

Teksa ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm të festivalit, kryeministri Kurti ka theksuar se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.

Nga thesari kulturor e artistik i Prizrenit, besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

 

Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë.

 

Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra.

 

Qendra historike e qytetit frymëzon me stile të ndryshme të arkitekturës së shtresuar për më shumë se dy mijë vjet.

 

Nga kalaja atje lart e periudhës romake, kishat e kohërave paleokristiane e bizantine, arkitektura dominante e stilit osman, sikurse ky Hamam i Madh ku mbahet kjo ekspozitë, pastaj ndërtesat nga periudha e Rilindjes Kombëtare e deri te modernizmi evropian – të gjitha stilet e kohës i gjeni të përmbledhura në bërthamën e qendrës historike të Prizrenit. Mu sikurse në librat e Historisë së Artit.

 

Prizreni frymëzon artistin me teleisjen e Filigranit, me ikonat mesjetare të kishës së Shën Premtës, me natyrën e bukur, me Malet e Sharrit që i hijeshojnë fushat e Rrafshit të Dukagjinit.

 

Prizreni frymëzon edhe me llojllojshmërinë e veshjeve tradicionale nga qyteti e rajonet e Hasit, Gorës, Zhupës, Opojës e Anadrinit, që nuk i gjen askund aq ndryshe dhe aq të ndërlidhura me njëra tjetrën.

 

Askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në këtë vend.

 

Për krenarinë tonë dhe frymëzimin tuaj, Prizreni është qyteti i vetëm në Evropë që i ka 4 gjuhë zyrtare.

 

Nga ky thesar kulturor e artistik besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”, i cili sivjet trajton temën “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

 

Përgëzoj komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm.

 

Edhe kësaj here, sikurse çdo herë tjetër që vij në Prizren, mësoj diçka të re nga vlerat e pafundme të këtij qyteti unik.

 

Prandaj ju falënderoj shumë për ftesën dhe i dëshiroj shumë suksese festivalit edhe në të ardhmen.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM