Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia zbaton planin operativ, identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit

Tet 31, 2021

Njësitet Rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore (DHTQNj), kanë hartuar dhe zbatuar Planin Operativ ’identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues, si viktima të mundshme të trafikimit’. Plani është zbatuar në tërë territorin e vendit nga data 25.10.2021 deri me datë 29.10.2021.

Zyrtarët policorë të DHTQNj-së janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për Pune Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore.

Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar, më 29.10.2021 dhe të gjitha njësitë pjesëmarrëse kanë përgatitë raport përmbyllës rreth zbatimit të planit operativ dhe rezultateve të arritura.

Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

  • Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshe kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë,
  • Identifikimi i 23 lëmoshe kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë,
  • Numri i të dyshuarve gjithsej 23 persona.

Në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë kërkues. Fëmijë (18) janë referuar në QPS-të përkatëse për trajtim të mëtejmë, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM