Build Skills with our trainings

Sign up now!

KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 7.13% e votuesve

Nën 14, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë në ditën e zgjedhjeve të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se “duke u mbështetur në informacionet të cilat i pranojmë vazhdimisht nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por edhe nga ekipet tona monitoruese, procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht. Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, KQZ është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”.

Në këtë konferencë, u bë e ditur se në bazë të të dhënave preliminare nga më shumë se 97% e vendvotime, deri në orën 11:00 kanë votuar 7.13% apo 89 mijë e 911 votues nga 1 milion e 260 mijë e 571.

Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen: zgjedhjet2021.org.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.

Konferenca e tretë e KQZ-së mbahet në orën 15:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM