Build Skills with our trainings

Sign up now!

KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 23.60% e votuesve

Nën 14, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë në ditën e zgjedhjeve të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se procesi i votimit është duke vazhduar në 21 komuna. “KQZ është duke e monitoruar vazhdimisht procesin zgjedhor dhe duke u bazuar në informacionet nga terreni deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullësi që do ta cëntonte procesin e votimit”, tha Radoniqi.

Në këtë konferencë u bë e ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 23.60% apo 297 mijë e 512 votues nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues.

Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen: www.zgjedhjet2021.org

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Konferenca e katërtë e KQZ-së mbahet në orën 19:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM