Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Giacobbe: Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me shtetin amerikan për t`i realizuar objektivat e saj

Nën 15, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, me të cilin diskutuan për ftesën e pranuar nga Presidenti Biden për Samitin për Demokraci dhe hapat përgatitorë për pjesëmarrje në Samitin e datës 9-10 dhjetor.

Presidentja do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në këtë Samit, i cili do të mbahet virtuelisht, ndërkaq vitin tjetër ky Samit do të mbahet me prezencë fizike.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do ta hartojë planin për prezantim në Samitin për Demokraci, i cili do të mbulojë tri fusha: fuqizimi i demokracisë dhe luftimi i autoritarizmit, lufta kundër korrupsionit si dhe promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që Kosova paraqet shembull të mirë të një demokracie në zhvillim dhe se bashkëpunimi me ShBA-në paraqet orientim strategjik të Kosovës.

Presidentja Osmani ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me shtetin amerikan për t`i realizuar objektivat e saj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM