Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Sot fillon një epokë e re, ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes

Nën 15, 2021

Kryetari i posazgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka falënderuar qytetarët e Prishtinës ku thotë se i përulet para privilegjit e përgjegjësisë që i kanë dhënë dhe se me fitoren e tij ka fituar secili banor në qytet e në çdo fshat.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që i kanë besuar dhe ndihmuar në sipërmarrjen e fushatës.

Sot fillon një epokë e re, ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes, ka thënë Rama.

 

Prishtina ime e zemrës!

 

Kjo fitore është e jotja!

 

Sot fitoi secili banor, në qytet e në çdo fshat!

 

Vota jote më fuqizon me privilegjin e të qenit Kryetar i Prishtinës, e që nuk është kryetar veç i një tjetër komune, po i vetë kryeqytetit të Kosovës.

 

Të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal.

 

Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm!

 

Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme.

 

Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar.

 

Sot fillon një epokë e re – ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes.

 

Ju dua!

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM