Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare arreston një të dyshuar për mbajtje në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve

Nën 15, 2021

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.

Njësitë policore kufitare menjëherë kanë ndërmarrë veprime operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti , i dyshuari P.H. (1983), mashkull kosovar si dhe një dëshmitar.

Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian

1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk

1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN,

1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm.,

1 pako me 5 fishekë 12 mm.,

1 pako me 9 fishekë të 12mm.,

2 këllëfë të armëve të gjata

Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municionin sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM