Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Shënohet 30 vjetori i shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër

Nën 16, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar për shënimin e 30 vjetorit të shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka shprehur mirënjohje ndaj mësimdhënësve, prindërve e arsimdashësve shqiptarë që me punë e përkushtim organizuan për 30 vite me radhë mësimin plotësues në gjuhën shqipe për mijëra fëmijë shqiptarëqë jetojnë në Zvicër.

Duke folur për rëndësinë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ministrja Nagavci tha se ruajtja e gjuhës dhe kulturës bëhet më së miri përmes arsimit. Prandaj, ajo theksoi se prindërit e mësimdhënësit shqiptarë në diasporë janë më meritorët në mbajtjen dhe fuqizimin e lidhjes me atdheun, siç janë meritorë edhe për mbijetesën tonë në kohë të vështira, por edhe më pas në zhvillimin e Kosovës.

Ministrja përmendi edhe promovimin e tekstit të përbashkët fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, ndërsa tha se Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë punën në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë.

Ministrja Nagavci theksoi nevojën e institucionalizimit të mësimit shqip në diasporë, ndërsa premtoi përkushtim dhe angazhim maksimal të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur edhe me organizime të tjera mësimin në gjuhën shqipe në diasporë.

Prezantimin e punës së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) për Zvicër e bëri kryetari Nexhat Maloku. Ndërkaq, në fund të manifestimit u ndanë mirënjohje për mësimdhënës që kanë kontribuar në mbajtjen dhe zhvillimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër, thuhet në faqen zyrtare të MAShTI.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM