Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe Franca thellojnë bashkëpunimin kulturor, nënshkruhet marrëveshja mes Ministrive dhe Ambasadës franceze

Nën 17, 2021

Republika e Kosovës dhe ajo e Francës kanë thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke nënshkruar deklaratën për shprehje të interesit që synon krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, strategjike dhe territoriale mes dy vendeve.

Zotimi është nënshkruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrja Punëve të Jashtme, Liza Gashi, dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Marrë parasysh frymën e bashkëpunimit ekzistues mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës, si dhe aderimin e Kosovës si anëtare e asociuar pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në tetor të vitit 2018, palët janë shprehur të gatshme të zgjerojnë bashkëpunimin për ta forcuar këtë lidhje.

Me këtë marrëveshje pala kosovare dhe ajo franceze kanë shprehur interesin për të mbështetur projekte dhe organizime të ndryshme mes Kosovës e Francës, me mjete konvencionale, financiare dhe njerëzore, brenda një kalendari 2022 – 2024.

Projektet i përkasin fushës së kulturës, diplomacisë kulturore dhe arsimit.

Paraqitja në Festivalin e Kanës, në festivalin në Avingon dhe partneriteti me La Manufucture janë vetëm disa nga projektet që synohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Francës madje edhe në bashkëprodhim të filmave.

Një pikë e rëndësishme gjithashtu është mbështetja e industrisë kreative evropiane dhe territoriale, në veçanti nga Ambasada e Francës në Kosovë, dhe Ambasada e Kosovës në Francë, për të mirën e projekteve të para të bashkëpunimit (Horizon Europe / ENFORCE, Creative Europe / Les Jardins de la Paix , Reflektimet e para territoriale (në Hauts-de-France …), në dobi të bashkëpunimit dhe ‘binjakëzimit’.

Ndër të tjera, Deklarata e shprehjes së interesit, parasheh mobilizimin e akterëve kulturorë, edukativ dhe universitarë si dhe profesionistëve të Kosovës e të Francës për të vendosur marrëdhënie të qëndrueshme strategjike dhe territoriale.

Bashkëpunimi i ngushtë në fushat e trashëgimisë dhe kulturës, me theks në arkeologji dhe në artin bashkëkohorë janë ndër temat e deklaratës, si dhe angazhimi për realizimin të projekteve si Manifesta 14 dhe programi i BE-së, Creative Europe.

Deklarata parasheh përgatitjet strategjike për Samitin e Frankofonisë 2024 dhe për Lojërat Olimpike Paris 2024, gjithashtu evoluimin e statusit të Kosovës pranë Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM