Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi: Kryeministër, trajtoni dinjitetshëm e pa dallime të gjitha komunat

Nën 18, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ka thënë se rendi e do që të ndajmë pikëpamje, mbi mësimet e nxjerra nga ky proces, ku në krye të të gjithave, konsideratat më të larta janë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim, për kulturën e lartë politike që kanë treguar.

 “Në rrafshin përmbajtësor, ajo çfarë këto zgjedhje kanë nxjerrë në pah, është njohja me profilin e ri të qytetarit të Kosovës. Një qytetar i mirë informuar, që beson në program dhe di të vlerësojë programe. Që nuk i nënshtrohet qeverisjes, por që e kontrollon qeverisjen. Një qytetar sovran”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky është një standard që na imponohet të gjithëve, pavarësisht pozitave që mbajmë e roleve që ushtrojmë, sot apo në të ardhmen. Ai i ka bërë ftesë kryeministrit Kurti që të mbështesë të gjitha komunat, pa dallim.

“Qytetarët në nivelin lokal kanë bërë zgjedhjet e tyre të ndryshme, por qeveria qendrore duhet t’i mbështesë të gjitha komunat njëjtë, barabartë dhe pa diskriminim. Ajo se ku kemi fituar e ku kemi humbur zgjedhjet, nuk duhet të errësojë veprimin e drejtë dhe të duhur, për t’i trajtuar dinjitetshëm të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Zgjedhjet lokale janë për qytetarë dhe jo për politikanë. Kryeministër, ftesa ime ndaj jush është e sinqertë. T’i përmbaheni asaj çfarë është përgjegjësi e juaja si qeveri dhe si kryeministër.  Dhe këto përgjegjësi, sot janë më të mëdha se zakonisht. Prandaj, kuptojeni këtë ftesë drejt, për t’u këndellur e për të mos u hutuar nga pushteti apo humbja e tij. Sepse qytetari i Kosovës, në këto zgjedhje ka folur shumë qartë dhe ka dhënë mesazh që ky ritëm, është i pamjaftueshëm”, ka thënë kryetari Krasniqi.

 

“Të gjithë kryetarëve të zgjedhur nga vota e lirë, ju dëshiroj punë të mbarë, qeverisje kompetente, të bazuar në ligj dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka përfunduar ai.

Në fund, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët pa dallime, që në këto zgjedhje, i kanë besuar projektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ka qenë projekt për ta dhe ekskluzivisht në dobi të tyre, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM