Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Paolucci: Gatishmëri e Bankës Botërore për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Qeverinë e Kosovës

Nën 18, 2021

Ministri Hekuran Murati dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci kanë kryesuar sot takimin e portofolios së Bankës Botërore me Ministritë e linjës.

Në fjalën e tij hyrëse, Murati shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bankës Botërore për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, e me theks të veçantë në periudhën e luftimit të pandemisë COVID-19.

Në anën tjetër, Paolucci falënderoi Ministritë e linjës për punën e deri tanishme duke theksuar se bashkëpunimi në mes të dy palëve ka rezultuar si i suksesshëm dhe produktiv në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Gjatë takimit, ministrat dhe zëvendës ministrat e linjës theksuan rëndësinë e projekteve të implementuara në bashkëpunim me Bankën Botërore. Përfaqësuesit e Ministrive përkatëse u shprehën se projektet me Bankën Botërore kanë luajtur rol kyç në fusha të ndryshme si menaxhimi i pandemisë, zhvillimi ekonomik, digjitalizimi, menaxhimi i resurseve ujore, reformimi i shërbimeve sociale etj. të cilat thelbësisht ndikojnë në ngritjen e mirëqenies qytetare dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Përveç rëndësisë dhe të arriturave në implementimin e këtyre projekteve, përgjatë takimit u diskutua edhe për sfidat të cilat janë hasur në fazën implementuese, duke synuar që këto sfida të shërbejnë si mësime të nxjerra për implementimin e projekteve të radhës.

Më tutje, Paolucci shprehi gatishmërinë e Bankës Botërore për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Qeverinë e Kosovës për projekte të tjera që synojnë zhvillim e sektorëve të ndryshëm në vend.

Së fundi, ministri Murati falënderoi të pranishmit për takimin konstruktiv dhe Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Kosovës, duke theksuar se Qeveria qëndron e përkushtuar të ofrojë transparencë dhe llogaridhënie gjatë implementimit të projekteve dhe menaxhimit të parasë publike, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM