Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Çuçi: Koordinim dhe bashkëpunim në luftimin e krimit ndërkufitarë, krimit të organizuar e migrimit të paligjshëm

Nën 19, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes dy ministrive, me theks të veçantë për thellimin e bashkëpunimit policor.

Të dy ministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, bashkëpunim ky që përveç raporteve miqësore, vë theksin e koordinimit dhe bashkëpunimit në luftimin e krimit ndërkufitarë, trafikimit, krimit të organizuar e migrimit të paligjshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani si dhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen ditëve në vijim.

Të dy ministrat u shprehën të gatshëm që të mbështesin njëri tjetrin në iniciativa që kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët e dy vendeve, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM