Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kanadaja së shpejti partneri ynë bilateral i radhës

Nën 20, 2021

Në ditën e parë të vizitës në Kanada, delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, u prit me nderimet e larta ushtarake në bazën e Forcave të Armatosura të Kanadasë në Halifax. Delegacioni mikpritës kanadez u kryesua nga ministrja e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë, Anita Anand.

Në takimin bilateral të realizuar, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, shprehu vullnetin për inicimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona.

Ministrja Anand u pajtua dhe premtoi që do të fillohet me bashkëpunimin në nivel të grupeve punuese për hartimin e marrëveshjes bilaterale.

Gjithashtu, ministri Mehaj theksoi interesin për bashkë-zbarkim të trupave tona së bashku me trupat kanadeze në misione ndërkombëtare, në mënyrë që kontributi ynë i filluar si kontribues i sigurisë globale të thellohet edhe më tej.

Në fund, ministri Mehaj e ftoi ministren Anand për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës dhe u dakorduan që kjo vizitë të zhvillohet në një të ardhme të afërt, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM