Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Spitali i Ferizajt, pajisjet me Mamograf

Nën 21, 2021

Në kuadër të furnizimit me pajisje mjekësore të spitaleve të pëegjithshme, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pajisur me Mamograf, Spitalin e Ferizajt.

Ky spital për herë të parë bëhet me paisje të Mamografit, e cila është montuar dhe pritet të fillojë së shpejti me punë.

ShSKUK po punon në vazhdimësi për sigurimin e pajisjeve të tjera, me qëllim të ofrimit sa më kualitativ të shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Furnizimi është mundësuar nga huamarrja e Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të projektit emergjent Covid-19 për Kosovë, i realizuar përmes prokurimit të UNOPS-it.

Kohë më parë, Spitali i Ferizajt është pajisur edhe Tomografi të Kompjuterizuar( CT), e cila është e teknklogjisë së lartë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM