Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Me projektin Law Data, niveli i demokracisë dhe transparencës është më i lartë

Nën 23, 2021

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot u prezantua projekti “Zhvillimi i Shërbimit Informativ Ligjor (Law Data).

Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme e Norvegjisë, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve të tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë.

Në këtë prezantim mori pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, zyrtarë të Kuvendit dhe të institucioneve tjera të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Konjufca tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, duke shprehur mirënjohje dhe duke vlerësuar lart ndihmën e shtetit të Norvegjisë për Kosovën.

Sipas kryetarit Konjufca ky projekt në esencë përputhet me rolin e Kuvendit, meqë Kuvendi ka një rol qendror në zhvillimet politike prej miratimit të ligjeve e deri te mbikëqyrja e Qeverisë.

“Kuvendi është shtëpi e qytetarëve, ngase të zgjedhurit e tyre janë këtu dhe mendoj se duhet të jetë një shtëpi me dyer të hapura”, tha kryetari Glauk Konjufca, duke shtuar se ky projekt arrin të përputhet me esencën që e ka, e ajo është transparenca.

 

“Pra ky projekt ka për qëllim transparencën, sepse qytetarët duhet të kenë qasje të drejtpërdrejtë dhe shumë të lehtë në legjislacion e përfshirje. Në Kuvendin e Kosovës, deri më tani, qytetarëve u jepej një dimension i kufizuar. Qytetarët duan të dinë formën përfundimtare të ligjeve, duan të dinë se cila është ajo formë që ua rregullon jetën atyre dhe çka ata mund të përfitojnë më shumë prej demokracisë dhe legjislacionit”, vuri në pah kryetari Konjufca, duke shtuar se sa më i vetëdijshëm qytetari dhe sa më afër legjislacionit, niveli i demokracisë është më i madh dhe shoqëria është me e sigurt.

Ndërsa ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, tha se ky projekt ka për qëllim që të rrisë transparencën e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm të Kuvendit, pasi që, siç tha ai, ky projekt do të përfshihet edhe në institucione të tjera të Republikës së Kosovës.

“Ky është një format i ri që u mundëson monitorimin e ligjeve të gjithë atyre që janë të interesuar, rëndësinë dhe rolin e tyre në jetën e qytetarëve”, theksoi ambasadori Grøndahl.

Gjatë prezantimit, menaxheri i projektit Kare Vollan tregoi se si do të funksionojë Shërbimi Informativ Ligjor. Ai tha se me anë të këtij shërbimi kushdo që dëshiron mund të shoh ndryshimet e mundshme që i bëhen një ligji. Ky projekt, sipas tij, do të realizohet edhe në Zyrën e Kryeministrit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera shtetërore, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM