Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik ku humbën jetën qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Nën 23, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjeve për viktimat e aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Bullgari ku kanë humbur jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se Kosova bashkëndjen me Maedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm dhe shpreh gatishmërinë për të ofruar ndihmën në çdo kapacitet.

 

I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

 

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

 

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM