Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Sveçla telegram ngushëllimi ministrit Spasovski, për aksidentin tragjik në Bullgari

Nën 24, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën  46 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka dërguar një telegram ngushëllimi, ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 

 

Telegrami i plotë i Ministrit Sveçla:

 

Shkëlqësia Juaj,

 

Ministër, z. Oliver Spasovski,

 

Me pikëllim të madh pranuam lajmin e aksidentit tragjik të ndodhur në Republikën e Bullgarisë nga ku humbën jetën dhjetëra qytetarë tuaj e u lënduan shumë të tjerë.

 

Në raste të tilla si kjo dhimbja është e pa përshkueshme, por duke qëndruar si shtete krah njëra tjetrës ajo bëhet më e përballueshme.

 

Pranoni ngushëllimet tona për jetët e humbura dhe shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të lënduarve.

 

Më lejoni që si Ministër i Punëve të Brendshme, në emër të gjithë zyrtarëve që i përfaqësoj, të shprehë gatishmërinë time të plotë për ndihmë me të gjitha kapacitetet që posedojmë.

 

Mendjet, zemrat dhe lutjet tona janë me të gjithë qytetarët tuaj të prekur nga kjo tragjedi, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM