Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Simon: Roli i grave në vendimmarrje, parakusht esencial për forcimin e shtetit

Nën 24, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon, e cila është kreu i shtetit të Kanadasë.

Në takim me Guvernatoren Simon, presidentja Osmani e ka falënderuar për ndihmën e shtetit kanadez për Kosovën, duke shfaqur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet më tej.

Presidentja Osmani ka potencuar rolin e grave në vendimmarrje, duke e parë këtë si një parakusht esencial për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit. Në këtë kontekt, ka theksuar se Kanadaja mbetet një shembull i mirë, nga përvoja e të cilit mund të përfitojë edhe Kosova.

Të dy bashkëbisedueset kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të dyanshëm, ku kanë përmendur politikën e jashtme, mbrojtjen, shkëmbimin ekonomik, arsimin etj.

Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova tashmë ka bërë hapa të ndjeshëm në ofrimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe të sigurt për investime të huaja, duke ftuar bizneset kanadeze për t`i eksploruar mundësitë që ofron Kosova, e cila dominohet nga shumica e popullatës së re.

Kurse sa i përket situatës aktuale në Kosovë, presidentja Osmani ritheksoi se synimi i vendit mbetet anëtarësimi në BE, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, për të cilën gjë tha se pret mbështetjen kanadeze.

Presidentja Osmani tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të marrë fund me njohje të ndërsjellë. Ajo rishtazi ka përmendur retorikën kërcënuese të Serbisë dhe rritjen e ndikimit rus në rajon, si një kërcënim për destabilizim në këtë pjesë të Evropës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM