Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Oda e Përmbaruesve Privat e Kosovës, anëtare me të drejta të plota e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve

Nën 25, 2021

Unioni Ndërkombëtar i Përmbaruesve po zhvillon punimet e Kongresit XXIV, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në mesin e delegacioneve pjesëmarrëse, po merr pjesë edhe delegacioni nga Kosova, në përbërje të të cilit janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë si dhe Oda e Përmbaruesve Privat.

Në kuadër të agjendës ishte e paraparë edhe anëtarësimi i anëtarëve të rinj. Pas procesit të votimit, me shumicë absolute të votave të anëtarëve të Kongresit, Oda e Përmbaruesve Privat e Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota e Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve-UIHJ.

Pranimi i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës në Unionin Ndërkombëtar të Përmbaruesve, përveç që mundëson që Kosova të jetë në hap me trendët botërore në fushën e përmbarimit, është dëshmi se Republika e Kosovës po e avancon pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM