Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehmeti: Kreditimi bankar po vazhdon të kontribuojë në rritjen ekonomike

Nën 25, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se Fondi Kosovar për Garanci Kreditore po vazhdon të jap kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes këtij institucioni dhe KFW-së, Guvernatori Mehmeti vlerësoi se granti në vlerë prej 6 milionë euro, do të mundësojë rritjen e mëtejme të potencialit garantues FKGK-së, duke bërë të mundur rritjen e numrit të përfituesve nga garancionet që lëshon ky institucion, me çka një numër më i madh i individëve apo bizneseve me vështirësi të qasjes në financim kreditor, do të mund të sigurojnë qasje me kushte lehtësuese në këtë burim financimi.

“Kreditimi bankar vazhdon të jetë një burim shumë i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i financimit të sektorit privat në Kosovë. Vlera e kredive bankare deri në shtator 2021 ka arritur në 3.57 miliard euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme vjetore prej 12.2%. Sidoqoftë, me gjithë trendin e kënaqshëm të rritjes së kreditimit bankar, konsiderohet se shkalla e ndërmjetësimit financiar në Kosovë vazhdon të jetë nën mesataren e vendeve të rajonit, gjë që tregon se, në raport me madhësinë e ekonomisë, ekziston hapësirë e mëtejmë për zgjerim të aktivitetit kredidhënës”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.

Guvernatori ka thënë tutje se pret që përveç mbështetjes së rritjes së financimit kreditor në përgjithësi, portofoli i FKGK-së çdo ditë e më tepër të reflektojë rritjen e mbështetjes kreditore për sektorët me vështirësi më të madhe të qasjes në financim kreditor, por të cilët kanë potencial për të dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM