Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Interesim i madh për vaksinim në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Nën 25, 2021

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, përmes ekipeve mobile vaksinimi është kryer në gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës, ku të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha -Bunjaku dhe sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Dr. Naim Bardiqi.

Me këtë rast, zëvendësministrja Gexha Bunjaku dhe sekretari Bardiqi, në cilësinë edhe të prindërve, përcollën nga afër edhe vaksinimin e fëmijëve të tyre, duke u vaksinuar krahas nxënësve të tjerë të kësaj shkolle.

Nxënesit e Gjimnazit vaksinoheshin nga ekipi mobil, pasi paraprakisht kishin marrë deklaratat e pajtueshmërisë së prindërve të tyre për vaksinim, të cilët i prezantonin me rastin e vaksinimit.

Zëvendësministrja Gexha Bunjaku dhe sekretari Bardiqi thanë se përmes shembullit personal duan t’i sigurojnë dhe inkurajojnë prindërit për vaksinimin e fëmijëve të tyre si rrugën më të mirë për t’i mbrojtur ata dhe për të siguruar mbajtjen e shkollave hapur.

“Shkolla është vendi ku çdo i ri takohet me dijen dhe me shkencën. Një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore në dy shekujt e fundit, ka qenë vaksina. Pa vaksina, shumë sëmundje nuk do të kaloheshin kaq lehtë sot. Edhe gripi dikur ka qenë një pandemi vdekjeprurëse në gjithë botën, të cilën njerëzimi e mposhti vetëm përmes vaksinave, dhe sot gripi konsiderohet ndër sëmundjet e lehta e të zakonshme”, tha ministrja Gexha.

Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë i siguroj qytetarëve të Republikës vaksinat më cilësore në tregun botëror, pa pagesë. Tashmë këto vaksina administrohen pa termin, kudo, pavarësisht vendbanimit apo shtetësisë. Edhe me ekipe mobile e me forma të organizuara brenda institucioneve, si ky rast sot.

Zëvendësministrja Gexha u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për ta fituar betejën kundër COVID-19.

“U bëj thirrje gjithë nxënësve të shkollave të përfitojnë nga ekipet tona e të vaksinohen, sepse nxënësit janë e ardhmja e shoqërisë. Rastësi, në këtë shkollë ndjekë mësimet edhe bija ime e madhe, e cila u vaksinua sot bashkë me shoqet e shokët e saj. Me këtë rast shpreh një falënderim e mirënjohje për administratën e shkollës për organizimin dhe profesionistët shëndetësor që janë në krye të detyrës”, tha zëvendësministrja Gexha.

Procesi i vaksinimit me ekipe mobile në shkolla do të vazhdojë edh ditëve në vijim, ndërkohë që u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e krijuara për t’u vaksinuar kundër COVID-19, duke qenë që nuk kanë nevojë për terminë, dhe mund të vaksinohen kudo në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM